MPB Maqedoni: Natë e qetë për vitin e ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nata e vitit të ri ka qenë e qetë, pa shumë shkelje të rendit dhe qetësisë publike.

“Gjatë mbrëmjes së kaluar ka ulje të numrit të veprave penale në gjithë shteti ku janë arrestuar 12 persona. Po ashtu janë regjistruar edhe 18 shkelje të rendit dhe qetësisë publike, prej të cilave pjesa më e madhe janë sulme fizike. Gjatë mbrëmjes së kaluar ka pasur 7 aksidente, prej të cilave nuk ka pasur viktima”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se në SPB Shkup ka pasur ulje të veprave penale për dallim nga viti i kaluar. Në SPB Shkup janë regjistruar tetë shkelje të rendit dhe qetësisë publike.

Në SPB Shkup ka pasur vjedhje dhe vjedhje të rëndë, përdorim arme dhe janë arrestuar 2 persona. Po ashtu ka pasur edhe 4 shkelje të qetësisë publike, ndërsa në SPB Manastir ka pasur sulm ndaj personit zyrtar dhe 10 automjete janë përjashtuar nga komunikacioni për shkak të vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Advertisement

“Natë të qetë kemi pasur edhe në territorin e SPB Shtip. Ka pasur shkelje të rendit dhe qetësisë publike në Sveti Nikole dhe në një objekt në Koçani. Në SPB Kumanovë ka pasur tre shkelje të rendit dhe qetësisë publike dhe vepra penale “dhunë”. Në SPB Strumicë janë regjistruar dy vepra penale edhe atë vjedhje dhe dëmtim të pronës dhe një kundërvajtje për denoncim i rremë. Në SPB Tetovë ka pasur një vepër penale për dhunë dhe 3 shkelje të rendit dhe qetësisë publike. Po ashtu janë arrestuar 5 persona. Në SPB Veles nuk janë konstatuar vepra penale dhe as shkelje të rendit dhe qetësisë publike”, thonë nga policia./Telegrafi/

 

The post MPB Maqedoni: Natë e qetë për vitin e ri appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy