MPB Maqedoni: Mbi 900 gjoba për shkeljet në trafik brenda 24 orëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 949 gjoba në trafik. Shumica prej të cilave, për parkim të paligjshëm.

“Ditën e djeshme, nga 949 flet pagesa të dhëna nga punonjësit e policisë në të gjithë vendin, 313 shkelje kanë të bëjnë me parkim të paligjshëm, 154 me shpejtësi dhe 96 me drejtim të automjetit pa patentë shoferi. Gjithashtu, bie në sy se ky grup shkeljesh vijon të ndiqet nga shkeljet për mospërdorimin e rripit të sigurimit – 59, si dhe shkeljet për bisedë në telefon gjatë drejtimit të automjetit – 32″.

“Gjatë kontrolleve të djeshme janë sanksionuar për kundërvajtje 17 këmbësorë, gjashtë drejtues automjetesh kanë kaluar në semafor të kuq, dhe tetë kanë qenë nën ndikimin e alkoolit”.

“Ndryshe, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Automjete, dje janë regjistruar 27 raste të automjeteve të paregjistruara që merrnin pjesë në komunikacion, ndërsa është konstatuar se 34 vetura kishin defekte teknike”, thonë nga MPB.

Advertisement

The post MPB Maqedoni: Mbi 900 gjoba për shkeljet në trafik brenda 24 orëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy