Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (20.09.2021) kanë kryer kontrolle të shtuara në territorin e të gjithë vendit, për të sanksionuar automjetet që lëviznin me shpejtësi më të madhe se sa ishte e lejuar.

Nga MPB thonë se brenda 24 orëve, në territorin e të gjithë vendit janë dënuar 313.

“Nga këto, 16 automjete lëviznin me një shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, dy automjete lëviznin me një shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Kështu, 169 shoferë tejkaluan kufirin e shpejtësisë në vendbanim, ndërsa 144 jashtë vendbanimeve”.

“Kontrollet e intensifikuara të veprimit vazhdojnë në ditët në vijim. Ne u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë bashkërisht në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MPB Maqedoni: Mbi 300 gjoba brenda një dite për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.