MPB Maqedoni konfirmon se një shtetas i Kosovës është privuar nga liria në vendkalimin kufitar “Bllacë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar informacionin se një shtetas i Kosovës është privuar nga liria në vendkalimin kufitar Bllacë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu
Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia

Advertisement

Siç njoftojnë nga MPB, i njejti ka pasur masë “arresti” me kërkesë të Interpolit.

“Më datë 14.02.2025 në ora 14.10 në pikën kufitare “Bllacë” në hyrje të vendit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria E.B (55) nga Kosova, pasi gjatë një kontrolli dhe kontrolli pasaportash është konstatuar se ai ishte regjistruar me masë “arrest” me kërkesë të Interpolit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Kujtojmë se nuk është rasti i parë që ndalohen shtetasit e Kosovës në kufinjtë e Maqedonisë.

Advertisement

Blerim Ramadani, ish-ushtar i UÇK-së, ishte i fundit i ndaluar në vendkalimin tjetër në Jazhincë i cili ju kthye Kosovës. /Telegrafi/

 

The post MPB Maqedoni konfirmon se një shtetas i Kosovës është privuar nga liria në vendkalimin kufitar “Bllacë” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy