Prokuroria Themelore Publike-Shkup deri tek Gjykata Penale-Shkup ka dorëzuar aktpadi kundër një personi i cili akuzohet se ka kryer veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshimit në qarkullim të substancave narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.
“Më 15 janar në shtëpinë e babait të 48 vjeçarit në Hasanbeg, janë gjetur 14 kilogram dhe 131 gram marijuhanë të paketuar në 39 paketime si dhe katër litra vaj hashashi. Përveç kësaj gjatë bastisjes policia ka gjetur edhe një pistoletë “Crvena Zastava” me kalibër 9mm, dy karikator dhe gjithsejtë 57 plumba nga kalibri i njëjtë”, njoftojnë nga MPB-ja.
Prokurori Publik ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për personin e akuzuar, sepse ekziston rrezik që ai të arratiset dhe mundësi që të përsëris veprën.
The post MPB Maqedoni: Kallëzim penal për posedim të drogës dhe armëve appeared first on Telegrafi.