Ministria për Punë të Brendshme ka dhënë detaje në lidhje me rastin e mbrëmshëm në Shkup, ku u sulmua fizikisht kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski.
Nga MPB thonë se ndaj personit që e ka sulmuar Bislimoski, do të ngritet kallëzim penal.
“Lidhur me rastin e mbrëmshëm që pak para mesnate në SPB-Shkup e denoncoi M.B. 45 vjeç nga Shkupi, se në tarracën e një objekti hotelierik në qendër të Shkupit ka qenë i sulmuar fizikisht nga A.Xh. (28) nga Shkupi, e njoftojmë opinionin se rasti është zbardhur plotësisht dhe ndaj A.Xh. do të përgatitet padi penale për veprën penale “dhunë””.
“Me njëherë pas denoncimit janë ndërmarr të gjitha masat adekuate për zbardhjen, gjegjësisht është përgatitur njoftim me shkrim deri tej PTHP-Shkup, janë kryer biseda me dëshmitarë të ngjarjes, është siguruar një video material, është zhvilluar bisedë me të denoncuarin A.Xh. i cili ka pranuar plotësisht veprën dhe pas konsultave me prokurorin publik do të përgatitet padi penale për “dhunë”, që është e dënueshme në bazë të nenit 386 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
The post MPB Maqedoni: Kallëzim penal ndaj personit që e sulmoi Marko Bislimoskin appeared first on Telegrafi.