Ministria e Punëve të Brendshme dje zbatoi kontroll aksionar të përforcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionim të automjeteve të cilat qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me ç’rast janë sanksionuar 340 shoferë.
“Prej tyre 29 automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, ndërsa pesë automjete kanë qarkulluar madje mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Megjithatë, 165 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes në vend të populluar, ndërsa 175 jashtë vendit të populluar”, kumtuan nga MPB.
Kontrollet e përforcuara aksionare sipas paralajmërimit të MPB-së vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Prej atje apelojnë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.
The post MPB Maqedoni: Janë gjobitur 340 shoferë për tejkalimin e shpejtësisë appeared first on Telegrafi.