Dy persona të palëvizshëm të moshës 80 dhe 88 vjeçare nga fshati Rakle i Prilepit, pasdite për shkak të rrezikut nga zjarri në atë rajon, janë evakuuar nga policia dhe në mënyrë të sigurt janë transferuar në Prilep, në shtëpinë e djalit të tyre.

Siç kumtoi MPB-ja, njerëzit janë evakuuar pasi rreth orës 14:00 është marrë njoftim në SPB Prilep se në fshatin Rakle ka dy persona të moshuar të palëvizshëm të cilët janë në rrezik për shkak të zjarrit të shkaktuar.

“Nëpunësit policorë nga SPB Prilep janë drejtuar në vendin e ngjarjes. Për një kohë të shkurtër, personat u evakuuan dhe u transferuan me siguri në Prilep, në shtëpinë e djalit të tyre”, informon Ministria e Punëve të Brendshme.

The post MPB Maqedoni: Janë evakuuar dy persona të palëvizshëm për shkak të zjarrit në rajonin e Prilepit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";