Ministria e Punëve të Brendshme njofton se Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale po punon në zbardhjen e rastit “Dhoma publike”.
Nga MPB ftojnë secilin qytetarë që është viktimë e keqpërdorimit në internet të raportojnë rastin në stacionin më të afërt të policisë.
“Ne do të vazhdojmë me përpjekjet intensive për të vendosur komunikim të drejtpërdrejtë me platformën Telegram, e cila deri më tani është treguar e mbyllur për bashkëpunim me qeveritë e vendeve në secilin vend. Sigurisht, ne po përdorim të gjitha aktivitetet e tjera në dispozicion për të zbardhur këtë rast”, thonë nga MPB.
Ndryshe, në rrjetet sociale u bë e ditur se “Dhoma publike” është riaktivizuar sërish ditëve të fundit dhe se ka mbi 5,600 anëtarë në grup, ku shpërndahen informacione, foto, të dhëna personale, adresat dhe numrat të vajzave në rrjetin social Telegram.
I njëjti grup ishte zbuluar një vit më parë, kur rreth 7,000 anëtarë shpërndanin fotografi eksplicite të vajzave, disa prej tyre të mitura. Policia kishte njoftuar se ky grup ishte mbyllur dhe se ishin marrë masa për anëtarët e grupit.
The post MPB Maqedoni: Çdo viktimë e “Dhomës publike” të raportojë në polici appeared first on Telegrafi.