MPB Maqedoni informon se dje (12.03.2022) në ora 20:00 në rrugën lokale në afërsi të pendës Mantovë, Radovish, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Radovish kanë arrestuar M.O. (38) nga Shtipi.

I arrestuari me mjetin motorik “Volkswagen Tuareg”, me targa të Shkupit, ka transportuar 13 emigrantë, prej të cilëve 5 nga Gana, 5 nga Pakistani, 2 nga Senegali dhe 1 nga Benini.

“Emigrantët janë transferuar në Qendrën transitore “Vinojug” Gjevgjeli, ndërsa në vendin e ngjarjes e kanë kontrolluar inspektor nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Lindje dhe ekipi i OVR Radovish. M.O. është ndaluar në stacion policor, rasti është raportuar në Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe kundër tij do të parashtrohet propozim përkatës”, thonë nga MPB./Telegrafi/

The post MPB Maqedoni: Arrestohet një person për kontrabandë me emigrantë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";