Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (18 korrik 2021) ka zhvilluar kontroll të intensifikuar të veprimit në territorin e të gjithë shtetit për të sanksionuar automjetet që lëviznin me shpejtësi më të lartë se sa ishte e lejuar, ndërsa janë gjobitur 435 drejtues makinash.

“Nga këto, 35 automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 km / orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe katër automjete lëviznin me shpejtësi mbi 70 km / orë më shumë se shpejtësia e lejuar”.

“Kontrollet e intensifikuara të veprimit vazhdojnë në ditët në vijim. Ne u bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

The post MPB Maqedoni: 435 gjoba për vozitje të shpejtë në territorin e të gjithë shtetit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";