Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme 1 tetor 2021), kanë vazhduar me kontrollet e intensifikuara për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me një shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.
Nga MPB thonë se vetëm dje, në territorin e të gjithë vendit janë gjobitur 265 drejtues mjetesh.
“Prej tyre, 16 automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 km / orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe dy automjete lëviznin me shpejtësi mbi 70 km / orë më shumë se shpejtësia e lejuar. 107 shoferë tejkaluan kufirin e shpejtësisë në vendbanime, ndërsa 158 jashtë vendbanimeve”.
“Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë në ditët në vijim. Ne u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë bashkërisht në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/
The post MPB Maqedoni: 265 gjoba për tejkalim të shpejtësisë brenda një dite appeared first on Telegrafi.