MPB Maqedoni: 256 gjoba për tejkalim të shpejtësisë brenda një dite

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (22 shtator 2021), kanë vazhduar me kontrollet e intensifikuara për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me një shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.

Nga MPB thonë se vetëm dje, në territorin e të gjithë vendit janë gjobitur 256 drejtues mjetesh.

“Prej tyre, 17 automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 km / orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe tre automjete lëviznin me shpejtësi mbi 70 km / orë më shumë se shpejtësia e lejuar. 135 shoferë tejkaluan kufirin e shpejtësisë në vendbanime, ndërsa 121 jashtë vendbanimeve”.

“Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë në ditët në vijim. Ne u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë bashkërisht në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement

The post MPB Maqedoni: 256 gjoba për tejkalim të shpejtësisë brenda një dite appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy