Ministria për Punë të Brendshme informon se mbrëmë ka dënuar 15 persona për mosrespektim të orës policore, ndërsa 393 tjerë i ka gjobitur për mosmbajtje të maskave.

“Nga ora 22:00, deri 05:00 është konstatuar se 15 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje. Ndërsa gjatë 24 orëve të kaluara (14/15.03.2021) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për masën për mbajtjen e mbrojtjes personale, janë regjistruar 393 shkelje”, thonë nga MPB.

Ata apelojnë tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19./Telegrafi/

The post MPB Maqedoni: 15 të dënuar për shkelje të orës policore, 393 për mosmbajtje të maskave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";