MPB njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj një 63-vjeçari nga Manastirit për shkak se në mënyrë të paaurtorizuar ka bërë ripunimin dhe përpunimin e armëve të zjarrit.

“SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër Т.G.(63) nga f. Kanino, rrethi i Manastirit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën kryer penale “përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i palejuar i armëve dhe materieve shpërthyese”.

Më 13.12.2023 nëpunësit policorë kryen bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast u konstatua se në mënyrë të paaurtorizuar ka bërë ripunimin dhe përpunimin e armës së zjarrit në punëtori të improvizuar në përbërje të shtëpisë së tij në f. Kanino.

Gjatë bastisjes ishte gjetur armë pneumatike, për të cilën nuk ka poseduar dokumentacion dhe pistoletë që prodhon efekt zanor”, thonë nga MPB.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MPB: Kallëzim penal ndaj një 63-vjeçari nga Manastiri, përpunonte armët e zjarrit në mënyrë ilegale appeared first on Telegrafi.