MPB jep detaje të reja për aksidentin në trafik që ndodhi sot në rrugën Kavadar-Negotinë, në të cilën humbi jetën një person.
“Me datë 05.11.2024, në Departamentin e Policisë Kavadar është raportuar se rreth orës 08:45 në rrugën rajonale Kavadar – Negotinë, afër fshatit Ribarci, Komuna Rosoman, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti të udhëtarëve “Seat” me targa të Velesit, drejtuar nga 18-vjeçari V .Z. dhe automjetit të mallrave “Opel” me targa të Velesit i drejtuar nga B.J.(46) nga Velesi.
M.P (40) nga Velesi, pasagjer në kamion, nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Shtëpia e Shëndetit në Kavadar.
Lëndime të rënda kanë pësuar drejtuesi i automjetit të mallrave dhe 18-vjeçari A.N., pasagjer në veturën e udhëtarëve, ndërsa drejtuesi i automjetit të pasagjerëve ka pësuar lëndime të rënda”, konfirmojnë në spitalin e Kavadarit.
Inspektim në vend është kryer nga prokurori publik në bashkëpunim me një ekip inspektues nga Departamenti i Policisë Kavadar. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/
The post MPB jep detaje të reja për aksidentin tragjik në rrugën Kavadar – Rosoman appeared first on Telegrafi.