MPB jep detaje të reja për aksidentin në Saraj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga ujërat e Vardarit në rrugën lokale, në afërsi të fshatit Raçë, ku dje u përplas një veturë, janë nxjerrë tre trupat e femrave N.A.(23), V.A (25) dhe Z.A.(59) nga Gërçeci.

Siç njoftoi MPB-ja, është në kërkim të 56-vjeçarit A.A., i cili sipas të afërmve ka qenë në mjet para se të dalë nga rruga. Fëmija katër vjeç që ndodhej në mjet ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”.

“Me datë 02.01.2025 rreth orës 16:00 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale Saraj-fshati Raçë një veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar. Në vendngjarje janë dërguar menjëherë punonjësit e policisë, Shërbimi i Urgjencës Mjekësore dhe prokurori publik. Rreth orës 21:00, zyrtarët policorë të njësistit “Tigra” kanë nxjerrë automjetin “Audi” me targa të Shkupit nga ujërat e lumit Vardar, në të cilin janë gjetur tre femrat e ndjera N.A.(23), V.A (25) dhe Z. A. (59) të gjithë nga fshati Gërçec, Shkup.

Mjeku nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen, ndërsa sipas urdhrit të prokurorit publik, trupat e të ndjerit janë dërguar për autopsi”, thonë nga MPB.

Advertisement

Më herët, Prokuroria Themelore Publike njoftoi se vetura drejtohej nga njëri prej personave të vdekur./Telegrafi/

The post MPB jep detaje të reja për aksidentin në Saraj appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy