MPB jep detaje për tentim vrasjen ndaj prokuroit publik në Gostivar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
MPB jep detaje për tentim vrasjen ndaj prokuroit publik në Gostivar

Tre persona janë arrestuar për sulm fizik me objekt të mprehtë ndaj H.I (39) nga fshati Forinë e Gostivarit i cili është prokuror në Prokurorinë Themelore Publike.

Siç njoftojnë nga MPB, sot në ora 6:10 policët e Stacionit Policor në Çegran kanë arrestuar N.S (40), djalin e tij nën 18 vjet nga Çegrani dhe B.F (41) nga Cerova e Tetovës për shkak të dyshimeve se rreth orës 5:30 në Çegran, pas diskutimeve verbale rreth komunikacionit, fizikisht kanë sulmuar me objekt të mprehtë H.I.

“Personi H.I është dërguar në spitalin e Gostivarit. Tre personat me kallëzim penal do të dërgohen para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Gostivarit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.


Prokuroria: Ka pasur tentim për vrasje ndaj një prokurori në Çegran të Gostivarit

Advertisement

Më herët prokuroria njoftoi për rastin dhe theksoi se prokurori ndodhet në klinikë në Shkup dhe është jashtë rrezikut për jetë./Telegrafi/

The post MPB jep detaje për tentim vrasjen ndaj prokuroit publik në Gostivar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy