
Një person u plagos në një shkëmbim zjarri midis dy grupeve në zonën e Bit Pazarit.
Siç njoftojnë nga MPB, rreth orës 14:00, Shërbimi Special i Policisë Shkup mori një njoftim se kishte të shtëna me armë zjarri në rrugën “Vojdan Çernodrinski” në zonën e Bit Pazarit.
“Zyrtarët policor nga Stacioni Policor i Bit Pazarit shkuan në vendngjarje dhe përcaktuan se kishte pasur një shkëmbim zjarri midis dy grupeve prej pesë deri në gjashtë personash, me një person të plagosur dhe të dërguar në Qendrën e Urgjencës në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”.
Në vendngjarje u gjetën disa gëzhoja, ndërsa u dëmtuan disa dyqane dhe automjete të parkuara.
Po merren masa për sqarimin e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/
The post MPB jep detaje për të shtënat me armë zjarri në Shkup appeared first on Telegrafi.