MPB jep detaje për aksidentin në rrugën Rashçe-Saraj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje për aksidenti në rrugën Rashçe-Saraj.

Siç thuhet në njoftom, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërkaq thonë se ende nuk ka informacione zyrtare se sa persona ishin në veturën që ra në ujërat e lumit Vardar.

Nga MPB thonë se në aksionin në Rashçe janë angazhuar edhe pjesëtarët e njësitit “Tigrat”.

“Më datë 02.01.2025 në ora 16:00 në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën lokale për fshatin Rashçe një veturë e udhëtarëve ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar, . Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë dhe urgjenca mjekësore, ndërsa ekipi i “Tigrave” po merr masa për largimin e veturës. Në vendngjarje ndodhet edhe prokurori publik”, thonë nga MPB.

Advertisement

The post MPB jep detaje për aksidentin në rrugën Rashçe-Saraj appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy