
Në kontrollin policor të kryer dje në periudhën prej orës 10 deri në orën 15 në rajonin e Tetov[s dhe Gostivarit, në 16 objekte hotelierike (TE-6 dhe GV-10), janë konstatuar një sërë parregullsish dhe nga ana e ISHT, DMSH dhe DAP do t’u përgatiten parashtresa adekuate, përderisa nga ana e ISHT-së janë mbyllur dy objekte hotelierike në Tetovë dhe një në Gostivar.
MPB sot kumtoi se nëpunës policorë nga SPB Tetovë dhe NJPB Gostivar në bashkëveprim me përfaqësues nga Drejtoria për polici financiare, Drejtoria për të ardhura publike, Inspektorati shtetëror i tregut, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Inspektorati ndërtimor dhe Inspektimi komunal, kryen kontroll aksiono dhe ndërmorën masa dhe aktivitete të koordinuara drejt asgjësimit të aktiviteteve të palejuara kriminale të cilat kryhen në objekte hotelierike në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, me qëllim prioritar të asgjësimit të tregtisë së palejuar me drogë, ndërmjetësim në ushtrim prostitucioni, larje parash, vepra korruptuese penale nga ana e personave zyrtarë të punësuar në institucione shtetërore lidhur me punën e palejuar të subjekteve të cilat kryejnë veprimtari hotelelierike dhe aktivitete të tjera ilegale.
The post MPB: Janë kontrolluar 16 objekte hotelierike, tre janë mbyllur appeared first on Telegrafi.