MPB-ja ndaloi edhe një tentim kalimi ilegal të migrantëve nëpër RMV, kapet një i mitur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Migrantët e Lindjes së Mesme vazhdojnë që ta shrytëzojnë Maqedoninë e Veriut si vend transitimi për të kaluar në Bashkimin Evropian, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Migrantët bëjnë çmos që t’ia dalin. Kështu, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bën të ditur se një migrant i mitur është gjetur i fshehur në bagazh të veturës në Negotinë.

Me të miturin ka patur edhe migrantë tjerë të cilët, bashkë me ngasësin, kanë arritur që t’i ikin policisë.

Policia e ka gjetur të braktisur veturën e markës BMW, e shfrytëzuar për kalim transit, brenda së cilës ishte fshehur siriani 16 vjeçarë.

Advertisement

Ai është kthyer në qendrën e pranimit në Gjevgjeli./Telegrafi/

*Foto ilustrim

The post MPB-ja ndaloi edhe një tentim kalimi ilegal të migrantëve nëpër RMV, kapet një i mitur appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy