Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (07.04.2024) ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çka janë sanksionuar 223 drejtues automjetesh.

“Prej tyre 20 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tetë automjete kanë lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 114 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 109 jashtë vendbanimit”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

The post MPB: Gjoba për 223 shoferë për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";