MPB: Gjendet drogë në Koçan, arrestohen katër persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dje rreth orës 15:00 policia ka arrestuar O.S. (18) nga Kumanova, M.A.(54) nga Koçani, E.M.(25) nga Vinica, Xh.A. (34) nga Vinica dhe S.M. (38) nga Koçani. Ata u gjetën në automjetin e pasagjerëve Mercedes me targa të Vinicës, në pronësi të Xh.A. nga Vinica, dhe gjatë bastisjes tek ata, te S.M. u gjet dhe u sekuestrua një materie pluhur ngjyrë kafe dhe marihuanë.

Siç njoftoi sot MPB, me urdhër të gjykatës është kryer bastisje edhe në banesën e tij, gjatë së cilës u gjet dhe sekuestrua një peshore dixhitale dhe sende të tjera që dyshohet se rrjedhin nga vepra penale.

Është njoftuar prokurori publik dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, siç thuhet, do të dorëzohet raport përkatës.

The post MPB: Gjendet drogë në Koçan, arrestohen katër persona appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy