Me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të RMV-së, për të zhdukurën Vanja Gjorçevska është lëshuar fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli.
Nga MPB njoftojnë se për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e vajzës 14-vjeçare, është marrë masa menjëherë pas marrjes së kallëzimit, janë përfshirë kapacitetet e plota të SPB Shkup në nivelin më të lartë, një sërë bisedash janë kryer me persona të afërt me të miturën, janë kontrolluar kamerat.
“Informacioni për personin e zhdukur më 28 nëntor në ora 13:00 është vendosur në Stop-listë në pikat kufitare dhe me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme është lëshuar fletarrest ndërkombëtar për personin e zhdukur nga Interpolit”, tha Ministria e Brendshme.
Nga atje shtojnë se po vijojnë hetimet intensive dhe po ndërmerren të gjitha masat dhe aktivitetet për gjetjen e personit./Telegrafi/
The post MPB: Është lëshuar fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli për zhdukjen e Vanja Gjorçevska appeared first on Telegrafi.