MPB dhe Prokuroria nënshkruajnë protokoll të ri për bashkëpunim, Toshkovski dhe Kocevski e cilësojnë si dokument të rëndësishëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe prokurori publik i Maqedonisë Ljupço Kocevski sot (10 prill) nënshkruan Protokoll të ri për bashkëpunim ndërmjet MPB-së dhe Prokurorisë Publike.

Siç njoftojnë nga MPB, ministri Toshkovski theksoi se përkushtimi i shtuar për përmirësimin dhe definimin e qartë të sistemit për luftimin e kriminalitetit nënkupton edhe përmirësimin e vazhdueshëm të rregullave të lojës, sipas të cilave institucionet do të mund të bashkëpunojnë, dhe më e rëndësishmja, ta udhëheqin atë luftë efektive.

“Rregullat e sakta nënkuptojnë efikasitet më të madh për institucionet, drejtësinë dhe ligjet, do të forcojnë koordinimin tonë të ndërsjellë dhe do të krijojnë një mjet më të fortë institucional për të luftuar të gjitha format e krimit dhe korrupsionit që hasim çdo ditë. Me nënshkrimin e këtij Protokolli, ne po hedhim themelet e besimit dhe bashkëpunimit, ku qëllimi i përbashkët është i qartë – zbulimi i suksesshëm dhe zbatimi efikas i veprimeve kriminale”, tha ministri Toshkovski.

Ministri Toshkovski shpjegoi se dokumenti përcakton udhëzime dhe rregulla të qarta për sjelljen e policëve dhe prokurorëve publikë në aktivitetet e ndërmarra për zbulimin dhe ndjekjen penale të kryerësve të veprave penale, dhe në të njëjtën kohë duhet të përmirësohet funksionimi dhe efikasiteti i ndjekjes penale si pjesë e sistemit të drejtësisë penale.

Advertisement

“Ky nuk është vetëm dokument ligjor, por edhe shenjë e vullnetit për veprim të përbashkët, të bazuar në besim, transparencë dhe llogaridhënie”, theksoi ministri Toshkovski në ceremoninë e nënshkrimit.

Prokurori publik Ljupço Kocevski theksoi vlerën operative të Protokollit.

“Protokolli nuk është deklaratë politike, por plan operativ i bazuar në ligjet tona të procedurës penale. Ai thjeshton procedurat e bashkëpunimit, siguron qartësi në rastet komplekse dhe forcon koordinimin në masat speciale hetimore. Institucionet tona përballen me forma shumë të sofistikuara të krimit dhe ky Protokoll do të na ndihmojë të përshtatemi dhe të përballemi me ato sfida”, theksoi prokurori Kocevski.

Shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Kilian Wahl, i cili mori pjesë në krijimin e këtij protokolli, theksoi se MPB-ja dhe Prokuroria Publike po hyjnë në një fazë të re të bashkëpunimit në të cilën do të realizohen përfitimet e këtij protokolli./Telegrafi/

Advertisement

The post MPB dhe Prokuroria nënshkruajnë protokoll të ri për bashkëpunim, Toshkovski dhe Kocevski e cilësojnë si dokument të rëndësishëm appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy