Ministria e Punëve të Brendshme me ndihmë ndërkombëtare do t’i zbulojë fajtorët për ‘cyber’ sulmin në ueb-faqen e Komisionit Shtetëror për Zgjedhje.

Nga MPB thonë se kanë marrë të dhëna dhe dosje (databazë) nga firma ‘Duna kompjtueri’ dhe se sektor për Krim Kompjuteri në bashkëpunim me Prokurorinë publike po i shfrytëzon të gjitha mekanizmat për bashkëpunim ndërkombëtar për të marrë të dhëna.

MPB-ja thotë se hetimi po vazhdon drejt vërtetimit të IP adresave nga ku erdh sulmi dhe vazhdon aktiviteti i mbledhjes së informacioneve shtesë për t’u vërtetuar se kush është porositësi i këtij sulmi.

Në ndërkohë, Sektori për Krime Kompjuterike e njoftoi Prokurorinë për të gjitha aktivitetet e ndërmarra që kanë të bëjnë me zbardhjen e plotë të rastit të hakimit të faqes së KSHZ-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MPB dhe Prokuroria me ndihmë ndërkombëtare do t’i kërkojnë hakerët e KSHZ-së appeared first on Telegrafi.