Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot rreth orës 17:30 në fshatin Toplicë të Gostivar është arrestuar 59 vjeçari B.E nga fshati Gjurgjevisht.
Ai është privuar nga liria për shkak të denoncimit se ka sulmuar 23 vjeçarin N.A (gazetar) nga Kalishti dhe në dorë ka pasur sëpatë me të cilën ka kërcënuar.
Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është mbajtur në stacion policor dhe pas zbardhjes së rastit do të ketë parashtresë adekuate.
Kujtojmë se më herët edhe SHGM bëri thirrje që rasti të zbulohet dhe të dënohet sulmuesi./Telegrafi/
The post MPB: Arrestohet një person nga Gostivar për sulm ndaj gazetarit appeared first on Telegrafi.
Advertisement