MPB: Arrestohen dy persona në Manastir, kërkoheshin me urdhër të gjykatës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme në RMV informon se më 24.03.2022 në Manastir, zyrtarë policorë nga SPB Manastir, në dy lokacione kanë dy persona. Bëhet fjalë për V.K (43) nga Prilepi dhe D.R (24) nga Manastiri.

“V.K. ishte kërkuar me urdhër nga Gjykata Themelore në Prilep për vuajtje të dënimit me burg për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 i Kodit Penal. Ndërsa për D.R Gjykata Themelore në Manastir ka lëshuar urdhër arrest me të cilin kërkohet vuajtja e dënimit në kohëzgjatje prej 2 vjet e 5 muaj burg për veprat penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.

Në fund shtojnë se të dy personat janë dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Manastirit.

The post MPB: Arrestohen dy persona në Manastir, kërkoheshin me urdhër të gjykatës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy