MPB: 91 vjeçarja nga Shkupi ka rënë pre e mashtrimit, i janë marrë 300 mijë denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 07.02.2025, në orën 15:00, në SPB Shkup, një grua 91-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 300.000 denarësh.

Sipas raportimit, personi e ka kontaktuar atë me telefon, është prezantuar si punonjës policie dhe i ka thënë se nipi i saj dhe bashkëshortja e tij kishin shkaktuar një aksident automobilistik, duke goditur një fëmijë, dhe se nëse nuk dëshironte që ata të përfundonin në burg, duhej të paguante një shumë parash.

Siç është raportuar, e moshuara i ka lënë paratë në vendin e caktuar, por më pas, pasi është kontaktuar me të renë e saj, ka kuptuar se ishte mashtruar.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement

The post MPB: 91 vjeçarja nga Shkupi ka rënë pre e mashtrimit, i janë marrë 300 mijë denarë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy