Njësia e Sigurisë së Qarkullimit në Trafik pranë Ministrisë për Punë të Brendshme dje (25.01.2021) zhvilloi një kontroll të intensifikuar të veprimit në zonën e trafikut në autostradën Shkup-Tetovë, duke sanksionuar 83 shoferë që vozisnin më shpejt se sa ishte e lejuar.

Nga MPB thonë se dy shoferë kanë vozitur madje deri 70 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar, ndërsa 27 shoferë kanë vozitur mbi 50 kilometra në orë mbi atë të lejuarën.

“Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim. Ne apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion”, thonë nga MPB./Telegrafi/

The post MPB: 83 gjoba për vozitje të shpejtë në autostradën Shkup-Tetovë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";