MPB: 218 gjoba vetëm në Shkup, 57 për vozitje të shpejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme dje (11.02.2022) ka vazhduar me kontrollet e përforcuara në fushën e trafikut.

Siç thonë nga MPB, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 218 gjoba, nga të cilat 57 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 44 për mos dhënie përparësi ndaj këmbësorëve, 10 për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët.

“Janë shqiptuar 12 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 10 gjoba për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, gjashtë për përdorim të celularit, pesë sanksione për shofer fillestar, gjashtë masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 57 për parkim të paligjshëm”.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë te qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement

The post MPB: 218 gjoba vetëm në Shkup, 57 për vozitje të shpejtë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy