Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (01.08.2021) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se janë shqiptuar gjithsej 158 gjoba në territorin e qytetit të Shkupit, duke përfshirë 73 për vozitje më të madhe se shpejtësia e lejuar, 22 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 18 për shkelje të kryera nga motoçiklistët.

Gjithashtu u shqiptuan 11 gjoba për vozitje pa patentë shoferi, nëntë për një shofer rishtar.

“Veprimet e intensifikuara kontrollet e trafikut vazhdojnë. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MPB: 158 shoferë të gjobitur në Shkup, 73 për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.