
Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (21.04.2021) vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar 157 shkelje të rregullave në trafik.
Nga MPB thonë se prej gjobave 47 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.
“Janë shqiptuar edhe 5 gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 3 për kalim në të kuqe në semaforë, 5 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve, 3 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 41 për parkim të parregullt”, thonë nga MPB.
Advertisement
The post MPB: 156 shkelje në trafik në Shkup, 47 për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.