Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni informon se dje (13.04.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në trafik.

Siç thonë nga MPB, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 125 gjoba, nga të cilat 29 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, nëntë për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 25 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët.

“Janë shqiptuar tri masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, katër sanksione për kalim sinjalistike të mbyllur (semafor të kuq), tri masa për automjete të paregjistruara. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

The post MPB: 125 gjoba për kundërvajtje në Shkup, 29 për vozitje të shpejtë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";