Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i vranët dhe i paqëndrueshëm, sidomos pasdite në disa vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të ketë stuhi lokale me reshje të dendura shiu për një kohë të shkurtër, shkarkime të forta elektrike, erëra të forta dhe kushte breshëri.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 25 deri në 32 gradë. Indeksi UV do të jetë 5.
Në Shkup pjesërisht me vranësira , pasdite me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Në pjesë të luginës do të ketë stuhi afatshkurtër me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe shkarkime elektrike. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 28 gradë.
The post Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.