
Moti sot do të jetë më vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të mbajë mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, (mbi 15 l/m2 në një kohë të shkurtër) dhe me erë të fortë.
Temperatura minimale do të lëvizë në intervalin prej 4 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 11 deri në 18 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.
The post Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.
Advertisement