
Moti sot në mëngjes në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior, vende vende mbi 60 km/h.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 0 deri në 8 gradë Celsiusë.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, në mëngjes me vranësira ndërsa gjatë ditës vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë dhe erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -3, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 6 gradë celsiusë.
The post Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.
Advertisement