Moti në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu, më të bollshme dhe të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima dhe erë të fortë. Në malet më të larta reshjet do të jenë bore.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 8, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 10 deri në 17 gradë.

Vazhdon periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme lokale. Nesër dhe të martën në disa vende do të ketë reshje, të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme të përcjella me bubullima dhe erë të fortë. Për shkak të zbritjes së një mase ajrore më të ftohtë nesër, reshjet do të kalojnë në borë dhe në male do të formohet një mbulesë e re bore. /Telegrafi/

The post Moti në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy