Moti sot, paradite pjesërisht i vranët me periudha me diell. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare dhe herë pas here e fortë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 4 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 21 deri në 38 gradë.
Nga e mërkura deri në fillim të javës së ardhshme në vendin tonë moti do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu.
Të mërkurën dhe të enjten do të ketë dukuri lokale të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë (mbi 70 km/h), lokalisht në formë stuhie. Nga dita e premte, e sidomos gjatë fundjavës, për shkak të zbritjes së një mase ajrore të ftohtë, reshjet në male dhe vendet më të larta do të jenë të borës dhe do të krijohet një mbulesë e re bore.
The post Moti në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.