Moti në vend do të jetë me diell me vranësira mesatare. Në orët e hershme të mëngjesit dhe të paradites nëpër disa gryka do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej zero deri në gjashë gradë celsius, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri në 22 gradë celsius.

Në Shkup, në mëngjes me paraqitje të mjegullës, e cila gjatë ditës do të ulet dhe do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në një gradë celsius, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë.

Në ditët e fundjavës moti do të jetë stabil dhe i ngrohtë me temperatura ditore mbi mesataren çka do të shkaktojë shkrirjen e mbulesës së borës në male. Nëpër lugina në orët e hershme të mëngjesit dhe të paradites do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësirave të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nën ndikimin e valës së lagësht të hënën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët me reshje të shiut, në disa vende më të rrëmbyeshme të shoqëruara me erë të përforcuar jugore. Reshje të përkohshme lokale të shiut do të ketë edhe të mërkurën./Telegrafi/

The post Moti në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.