Stuhia me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe breshëri, e cila sot ka goditur Gostivarin dhe rrethinën e tij, ka shkaktuar vërshime nëpër shtëpi, bodrume dhe oborre, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave.
“Në fshatin Belovishtë janë përmbytur disa shtëpi dhe rruga në fshat. Në lagjen Ciglana të qytetit uji vjen nga mali dhe rrezikon të përmbyten shtëpi. Në rrugën “Beliçica” është përmbytur një shtëpi me objekte ndihmëse, ndërsa në rrugën “Trajko Jovanovski” janë përmbytur dhomat nën bodrum të një shtëpie”, thonë nga QKM.
Meteorologu Sllavço Popovski ka publikuar foto dhe video nga pasojat e stuhisë në Gostivar.
Moti i ligë ka shkaktuar probleme edhe për qytetarët në Veles.
The post Moti i ligë në Gostivar, janë vërshuar disa shtëpi appeared first on Telegrafi.