Komunikacioni në rrugën rajonale Ohër-Shën Naum në afërsi të fshatit Labunishtë po vazhdon me kalim të alternuar të automjeteve, njoftoi sot Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Mbrëmë kjo pjesë është përfshirë nga një stuhi e reshjeve të shiut dhe breshër që ka shkaktuar rrëshqitje të dheut në këtë rrugë. Shefi i Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave, Mitko Temellkoski, dje tha se rrëshqitja e dheut është shkaktuar nga një stuhi e shkurtër me reshje të forta shiu. Vërshime ka pasur edhe në Prilep dhe Kavadar, ku janë përmbytur më shumë se 10 objekte, kryesisht bodrume.

The post Moti i keq në Maqedoni: Rrëshqitje dheu në Ohër, vërshime në Prilep appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";