Moraçanin: Rryma elektrike duhet të jetë më e shtrenjtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetarja dhe deputetja nga radhët e RDM-së, Maja Moraçanin sot në foltoren e kuvendit theksoi se qytetarët duhet të paguajnë rrymë më të shtrenjtë elektrike.

“mendoj se energjia elektrike nuk duhet të jetë e lirë, për shkak se në rryma elektrike është e lirë, kjo sjell më shumë shpenzim të rrymës, ndërsa ne duhet ta ruajmë energjinë elektrike”, tha Moraçanin duke shtuar se kjo është tendencë në botë.

Ajo pajtohet se për momentin për shkak të krizës së coronavirusit dhe krizës socio-ekonomike nevojiten masa stimuluese dhe mbështetje për qytetarët në mënyrë që të mos e ndjejnë këtë goditje.

Sipas saj, zgjidhja më e mirë do të ishte ulje e çmimit të energjisë elektrike te kategoritë e rrezikuara.

Advertisement

Ndryshe, sot me 83 vota ‘Për’ Kuvendi i Maqedonisë sot votoi për uljen e TVSH-së nga 18 në 5% për të gjitha amviseritë./Telegrafi/

The post Moraçanin: Rryma elektrike duhet të jetë më e shtrenjtë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy