Në Maqedoninë e Veriut qarkullojnë monedha të rrejshme prej 2 euro, ndërsa nga MPB thonë se më së shumti përdoren për pagesë në pikë pagesat rrugore.

Ndërmarrja për Rrugë Shtetërore ka marrë ankesa kryesisht nga pikat e pagesave rrugore gjatë sezonit të verës. Nga ndërmarrja thonë se kanë zbuluar monedha false jo vetëm të 2 eurove, por edhe të 1 eurove.

Shuma totale e monedhave false, me të cilat janë paguar pagesat rrugore është 14.533 euro.

“Sipas të dhënave tona për periudhën 22.11.2022 deri më 31.07.2023, janë zbuluar gjithsej 7,141 monedha 2 euro të falsifikuara me vlerë totale 14,282 mijë euro dhe 251 monedha 1 euro të falsifikuara me vlerë 251 euro. Janë zbuluar gjithsej 14.533 euro të falsifikuara”, thonë nga NP “Rrugët shtetërore”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prej atje gjithashtu shtojnë se për të mbrojtur të punësuarit nga dukuri të tilla, të gjitha të ardhurat nga pikat e pagesës i sigurojnë në kompanitë e sigurimeve.

Më pas nëpërmjet tyre bëjnë rimbursimin, me të cilin çdo punonjës kompensohet për vlerën që duhet të jepte për të harmonizuar kasën e tij me qarkullimin ditor./Telegrafi/

The post Monedha të rrejshme të dy eurove qarkullojnë në Maqedoni, janë përdorur për pagesat rrugore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";