Partitë politike mohojnë zërat se mund të shtyhet regjistrimi i popullsisë ose zgjedhjet lokale, për shkak të asaj që njëri proces mund të pengojë efikasitetin e procesit tjetër. Nga LSDM thonë se regjistrimi dhe zgjedhjet janë procese të ndara dhe nuk janë pengesë për njëri tjetrin.
“Vlerësojmë se nuk ka nevojë të anulohet as regjistrimi as zgjedhjet lokale. Ata janë dy procese që rrjedhin në mënyrë paralele dhe qëndrimi ynë është se as regjistrimi si operacion statistikor nuk duhet të shtyhet e as zgjedhjet lokale.
Regjistrimi është operacion statistikor, e aspak nuk duhet të politizohet. Është edhe marrëveshje mes dy liderëve se në atë periudhë do të mbahet operacioni statistikor i Regjistrimit të popullsisë.
Regjistrimi nuk pengohet nga zgjedhjet por fillimisht duhet të plotësohen kushtet që u vendosën në takimin e disa muajve më parë në takimin Zaev Mickovski, thonë nga OBRM-PDUKM. Një ndër kushtet ishte edhe vaksinimi i regjistruesve.
“Që të mbahet regjistrimi duhet të plotësohet të gjitha ata çështje për të cilat kishte marrëveshje në takimin e liderëve. Lidhur me zgjedhjet ata duhet të caktohen pas regjistrimit që të mos përzihen. Kështu që fillimisht duhet të shohim nëse do të plotësojë pushteti të gjitha ata obligime për të cilat kishte marrëveshje për regjistrimin e popullsisë e më pas mund të diskutojmë edhe për tema të tjera.”
Nga BDI nuk përgjigjen për të dhënë qëndrim. Ndërsa nga opozita shqiptare thonë se regjistrimi duhet të vazhdojë patjetër. Apelojnë tek partitë tjera që të mos e keqpërdorin regjistrimin për pikë politike.
ASH-AAA
“Ne nuk përjashtojmë mundësinë që tentativa të këtilla të ketë edhe në shtator, por Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të luftojnë me të gjitha mekanizmat ligjor në dispozicion që kjo të mos ndodhë, njëlloj siç bëmë herën e kaluar. Regjistrimi i popullsisë është çështje tepër e rëndësishme për t’u përdorur për pikë të ulëta politike. Gjithsecili që do të mendojë ta dëmtojë atë apo zgjedhjet lokale, bën mirë që kësaj radhë të llogarisë edhe dekretin e presidentit Biden dhe shuplakën që posa morri Maqedonia e Veriut nga Bashkimi Evropian.”
Vazhdimi i regjistrimit të popullsisë rezidente u caktua që bëhet prej më 5 deri në 30 shtator, ndërsa liderët politik u dakorduan që zgjedhjet lokale të mbahen në gjysmën e dytë të tetorit./Alsat/
The post Mohohet shtyrja e zgjedhjeve ose regjistrimit në Maqedoni appeared first on Telegrafi.