
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Maqedoninë e Veriut, përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se po monitorohen cilësia e ajrit në qytetin e Tetovës.
“Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Maqedoninë e Veriut, në përputhje me kompetencat e saj, po monitoron dhe publikon rregullisht të dhënat nga stacioni për monitorimin e cilësisë së ajrit të ambientit në Tetovë, që është plotësisht funksional, mirëpo të dhënat nuk janë të dukshme në ueb faqen e MMJPH-së për shkak të problemeve teknike me serverin kryesor”, thonë nga Ministria.
Të njëjtit, MMJPH i publikon rregullisht, në çdo orë, pasditeve dhe mbrëmjeve duke filluar nga ora 6 e mëngjesit publikohen dhe do të publikohen gjatë ditës.
Të dhënat janë të disponueshme në ueb faqen e MMJPH-së dhe në profilin zyrtar në FB të Ministrisë.
Për momentin vërehet një rritje e vogël e disa parametrave të caktuar dhe nuk ka vend për panik.
The post MMJPH: Serveri kryesor ka probleme, cilësia e ajrit në Tetovë është nën monitorim appeared first on Telegrafi.