Mjeku nga Resnja Kire Donovski, këtë vit nuk ka mundur të jetë bashkë me djalin për ditëlindjen e tij. Për shkak të situatës me pandeminë, ku ai është i angazhuar në covid-qendrën në Shkup, është dashur që ditëlindjen t’ia urojë nëpërmjet rrjeteve sociale.
Së bashku me disa kolegë të tij, ai ka shkruar një letër dhe ia ka uruar ditëlindjen djalit të tij, Aleksandrit.
“Edhe ne mjekët jemi njerëz me familje, fëmijë dhe ditëlindje. Por, për momentin jemi tërhequr nga kënaqësitë e shumta me familjet, në emër të shëndetit të popullit. Vitin e kaluar festuam në një kafene, me palaço, ftuam 50 fëmijë. Ndërsa këtë vit ia urova ditëlindjen nëpërmjet telefonit, por desha edhe me fotografi në Facebook, në mënyrë simbolike me kolegët”.
“Nuk është e lehtë të jesh lagr familjes, por profesionin e kemi të tillë. Derisa kemi shëndet dhe kemi mbështetje nga familja, mendoj se mund të luftojmë dhe punojmë”, thotë Donovski, i cili është i punësuar në spitalin në Oteshevë.
Ai ju bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë masat për mbrojtje nga coronavirusi.
Donovski është pyetur edhe për zbulimin e vaksinës kundër COVID-19, ndërsa tha se do të jetë në mesin e të parëve që do të vaksinohet vullnetarisht./Telegrafi/
The post Mjeku nga Resnja një muaj larg familjes, djalit të tij ia uroi ditëlindjen me fotografi në Facebook appeared first on Telegrafi.