Policia Vinicës ka ngritur padi kundër 40 vjeçarit B.O. nga Vinica për shkak të dyshimit të bazuar që ka kryer veprën penale “dhunë” dhe kundër T.B. (53) nga Vinica për shkak të dyshimit për veprën penale “ndihmë në kryerjen e dhunës”.
Më datë 10.11.2019, i pandehuri B.O. pasi i është dhënë ndihmë mjekësore në spitalin e Vinicës, me revole e ka kërcënuar mjeken. Më pas revolen ia ka dhënë të pandehurit të dytë, transmeton Gazeta Lajm, i cili e ka fshehur në një shtëpi në fshatin Jakimovo.
Mjekja i ofroi ndihmë, 40 vjeçari e kërcënon me revole!
Share.