![](https://www.struga.info/wp-content/uploads/2020/04/north-macedonia-map.gif)
Qendrat e shëndetit publik në vend, përkatësisht në qytetet më larg Shkupit, si Ohri dhe Struga, po ballafaqohen me probleme në transportin e materialeve për analiza për Covid 19. Kjo është një nga arsyet që në statistikat zyrtare, numri i personave të infektuar me Covid është shumë i vogël, ndryshe nga vitet e kaluara kur kishte numër të madh të pacientëve të shtruar dhe të vdekur në Ohër.
“Problemi më i madh është numri i vogël i testeve. Kemi problem edhe me transportin këtë vit. Ndryshe nga viti i kaluar, kur sapo mblidhnim mostrat e testuara, i dërgonim brenda një apo dy ditë dhe vazhdimisht qarkullonte një automjet i Institutit të shëndetit publik, por këtë vit nuk ka automjet të këtillë dhe duhet t’i transportojmë vetë. Ne kemi një, dy ose tre mostra në javë, dhe të shkosh në Shkup për tre mostra është barrë shumë e madhe kurse nuk mund të qëndrojnë shtatë ditë, por se mostra duhet të dërgohet në Shkup brenda 24 orëve”, deklaroi Jovanka Strullakova Koroveshoska – Specialiste e ëmundjeve infektive – Qendra e Shëndetit Publik – Ohër.
Kjo është arsyeja pse shifrat e personave të infektuar me Covid janë joreale, shton ajo. Ndërkohë mjekët thonë se gjithnjë e më pak pacientë po testohen për Covid-19.
“Kjo kalon nëpër Repartin e sëmundjeve infektive ose nëse është në farmacitë private, sepse ato teste ndoshta nuk janë ende mjaft kompetente për të treguar me saktësi se çfarë është dhe si është virusi Covid. Prandaj ia lëmë shërbimeve epidemiologjike. Ne i udhëzojmë pacientët më të rëndë përmes Repartit infektiv dhe shpeshherë i lënë të shkojnë për analiza”, tha Violeta Mickoska – mjeke amë.
Koroveshoska thotë se është mirë që të kemi mundësi të bëjmë analiza të paktën edhe në disa qendra rajonale, sepse shpenzimet e transportit deri në kryeqytet janë të larta. Sipas Institutit të shëndetit publik numri i personave të infektuar në janar 2025 është 3.3 herë më i lartë se në dhjetor 2024./Alsat/
The post Mjekët nga Ohri dhe Struga kërkojnë qendra rajonale të testimit për Covid appeared first on Telegrafi.